Trump kërcënon sërish Teheranin ndërsa mbledh këshilltarët e sigurisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar kërcënimet ndaj regjimit të Iranit, shkruan tgcom24.it.

“Pranoni marrëveshjen ose nuk do të mbetet asgjë”, u drejtohet ai autoriteteve iraniane.

Trump gjithashtu thirri këshilltarët e tij më të lartë të sigurisë në klubin e tij të golfit në Virxhinia për të diskutuar luftën.

Sipas disa mediave, Trump ka marrë një angazhim nga Kina për të mos furnizuar armë Teheranin.