Ish-këshilltari i sigurisë i Vuçiç/ Kryepolici i arrestuar i Beogradit nën hetim për zhdukjen e anëtarit të bandës 'Keka'
Shefi i Drejtorisë së Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, u arrestua të premten, 15 maj, me dyshimin për fshehjen e një vrasjeje dhe ndihmën në asgjësimin e trupit, të Aleksandar Nesoviç, i njohur me nofkën “Baja”, i cili rezulton i zhdukur që prej 12 majit 2026.
Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Miliç dyshohet për veprat penale “moslajmërim i veprës penale dhe autorit” si dhe “ndihmë pas kryerjes së veprës penale”. Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se ai është ndaluar për 48 orë dhe pritet të merret në pyetje nga prokurorët.
Çfarë ka ndodhur?
Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Veselin Milić organizoi një takim në një restorant në Senjak më 12 maj për dy kriminelë, njëri prej të cilëve është anëtar i grupit të Kekës, Aleksandar Nešović, i njohur edhe si Baja, i cili ishte në një sherr me Saša Vuković, i njohur edhe si Boske, me qëllim zbutjen e marrëdhënieve të dëmtuara, shkruan gazeta serbe Danas.
Por mes tyre ka pasur një konflikt verbal dhe më pas Boske qëlloi disa herë drejt Nesoviçit përpara Miliç. Sipas gazetarës serbe Danas, oficerët e policisë të Milić-it, e ndihmuan Bosketin të merrte me vete trupin e Nesoviçit, ndërsa zhdukja e këtij të fundit u raportua nga gruaja e tij.
Gazeta Danas raportoi se trupi i Nešović-it u gjet dje pranë autostradës pranë Šimanovcit, por presidenti serb, Vučić dhe Drejtori i Policisë Dragan Vasiljević e mohuan këtë informacion sot, duke theksuar se kërkimi është ende duke vazhduar.
Po kush është Miliç?
Këshilltar i Vuçiç për luftën kundër krimit
Që prej gushtit 2018, Milić mbante postin e këshilltarit të Presidentit serb Aleksandar Vučić për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe atë të ndihmësdrejtorit për promovimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Policisë.
Gjatë emërimit të tij si këshilltar, Vuçiç e përshkroi Milić si një njeri të ri, serioz dhe të përgjegjshëm.
Më vonë, gjatë Vidovdanit të vitit 2021, Presidenti serb dekoroi 11 anëtarë të Ministrisë së Brendshme, mes tyre edhe Veselin Milić, të cilit i akordoi medaljen e artë për trimëri “Miloš Obilić”.
Milić u bë i njohur për publikun më 3 maj 2023, kur pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Belgrade, ai shfaqi para kamerave një listë me emrat e fëmijëve që dyshohej se ishin planifikuar për t’u vrarë. Veprimi i tij u konsiderua shkelje e disa ligjeve që mbrojnë privatësinë e të dhënave dhe të fëmijëve, si edhe e Kodit të Procedurës Penale.
Më pak se një vit më vonë, në shkurt 2024, ministri i atëhershëm i Brendshëm, Bratislav Gašić, dekoroi disa figura të njohura, mes tyre edhe Veselin Milić me medalje ari dhe mirënjohje të nivelit më të lartë për përkushtim në shërbim, si dhe medalje ari për trimëri. Milić mori gjithashtu dekoratën më të lartë të Ministrisë së Brendshme, “Ylli i Jakov Nenadović”. Në atë rast, Milić falënderoi shtetin, Presidentin Vuçiç, qeverinë serbe dhe ministrin Gašić për investimet në Ministrinë e Brendshme.

Opozita kërkon dorëheqjen
Partitë opozitare reaguan ndaj arrestimeve, duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Ivica Daçiç dhe shkarkimin e shefit të policisë së Serbisë. Ata ngritën zërin duke thënë se udhëheqja politike ia kishte “dorëzuar shtetin krimit të organizuar”.
Kush është Nesovic
Mediat serbe shkruajnë se i zhdukuri Aleksandar Nešović i njohur ndryshe si Baja, ishte i lidhur me grupin e Kekës, një klan i Beogradit të Ri i themeluar nga Dejan Stojanović, i njohur ndryshe si Keka, në vitet nëntëdhjetë.
Vetëm dikush që kryente ose tentonte të kryente vrasje mund të bëhej anëtar i grupit të Kekës. Sipas njohurive të policisë në atë kohë, grupi ishte i përfshirë në krime të rënda. Dejan Stojanović Keka iku nga Serbia në vitin 2006, pas vrasjes së presidentit të KF "Bežani", Goran Mijatović Mita, një njeri i cili, sipas të dhënave të MUP-it të publikuara në atë kohë, ishte i përfshirë në kontrabandë droge, vjedhje makinash dhe grabitje, shkruan Insajder. net

