Mercedesi i Max Verstappen u prish në pistën e 24-orëshe të Nürburgringut, ishte në krye...
Ëndrra e Max Verstappen për fitore po venitet. Ndërsa Mercedes AMG GT3 nr. 3 po kryesonte 24 orët në pistën e Nürburgringut, Daniel Juncadella u detyrua ta kthente në boks makinën e ekipit Verstappen, për një ndërhyrje mekanike të zgjatur.
Me pak më shumë se tre orë garë të mbetura, ekuipazhi i Max Verstappen, i përbërë nga Jules Gounon, Lucas Auer dhe Juncadella po udhëhiqte garën, duke u ndeshur me një Mercedes tjetër, Nr. 80.
Të tjerë të preferuar, përfshirë Porschen e francezit Kevin Estre, ishin eliminuar mjaft herët në garë, duke rritur shanset e Verstappen për fitore në paraqitjen e tij të parë në eventin e mbajtur në pistën legjendare Nordschleife.
Holandezi i përmbushi standardet e tij dhe pritjet e shokëve të tij të ekipit me përvojë, duke udhëhequr sulmin në secilën prej garave të tij pa bërë asnjë gabim të vetëm.
Pak pas mesditës, Mercedesi ishte ende në boks dhe nuk ishte më në 10 vendet e para të renditjes.
