Guardiola paralajmëron lojtarët pas fitores në FA Cup: “Asnjë birrë!”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2026, 12:27
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka paralajmëruar lojtarët e tij pas fitores në FA Cup, duke kërkuar përqendrim 100% te ndeshja e së martës kundër Bournemouth.
Ai theksoi se festimet do të bëhen vetëm pas përfundimit të sezonit duke ndaluar rreptësisht çdo konsum birre.
Kjo masë vjen në prag të xhiros së parafundit të Premier League. Manchester City aktualisht renditet i dyti në tabelë, dy pikë pas Arsenalit të Artetës.
Arsenali do të luajë ndeshjen e tij të parafundit të hënën në “Emirates” kundër Burnleyt, i cili tashmë ka rënë nga kategoria.
Marrë nga Marca Premier
