DETAJE nga operacioni në Sarandë/ Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sh*rri” për vr*sjen e Isuf Jaçajt? Kupola e policisë mori ryshfet nga bandat!
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, ku u arrestuan drejtues dhe punonjës policie të dyshuar për bashkëpunim me elementë kriminalë dhe shpërdorim detyre.
Dyshohet se ndërtimi pa leje lidhen me një seri ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur së fundmi.
Prona ku po kryheshin punimet rezulton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi me tritol në automjetin e tij në tetor të vitit 2025.
Hetuesit dyshojnë se pas atentatit mund të qëndroj një grup kriminal me bazë në Kamëz, i cili po verifikohet edhe për përfshirje në episode të tjera kriminale në Sarandë.
Gjithashtu në pronën e marrë me dhunë nga ky grup, po ndërtohej një beach bar, që do vihej në funksion për sezonin veror. Sa i përket lejes për pronën, dyshohet se është marrë ryshfet nga shefi i komisariatit të policisë Sarandë dhe tre vartësit e tij të cilët u ndaluan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
