Newcastle nxjerr në shitje Sandro Tonalin, por i vë një çmim “të kripur”

Newcastle United ka vendosur zyrtarisht në merkato mesfushorin italian Sandro Tonali, si pasojë e nevojës për të respektuar rregullat strikte të Fair Play Financiar në Premier League.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, klubi anglez po përballet me presion financiar pas investimeve të mëdha të verës së vitit 2025 dhe mungesës së kualifikimit në Champions League, çka ka detyruar drejtuesit të sakrifikojnë një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës.

Në këtë situatë, Manchester United është shfaqur si kandidati kryesor për transferimin e italianit dhe po përgatit një ofertë shumë të lartë për ta transferuar në “Old Trafford”.

Newcastle thuhet se e vlerëson Tonalin jo më pak se 100 milionë euro, pothuajse dyfishi i shumës prej 58.9 milionë eurosh që klubi kishte paguar për ta blerë nga AC Milan në vitin 2024.

Mesfushori italian konsiderohet një nga lojtarët kyç të projektit të Newcastle, por situata financiare mund ta detyrojë klubin të pranojë largimin e tij gjatë merkatos së verës.