VIDEO/ Reali mundi Oviedon, por në tribuna Perez përplaset me tifozët

La Liga e futbollit në Spanjë mbylli të enjten raundin e 36-të, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i sezonit. Real Madridi fitoi 2-0 kundër Oviedos, ndërsa nuk munguan polemikat kundër drejtuesve dhe futbollistëve nga tifozët e Real Madridit.

Valencia barazoi 1-1 kundër Rayo Vallecanos, ndërsa po në barazimin 1-1 u mbyll edhe Girona-Real Sociedad. Në ‘Bernabeu’, Real Madridi fitoi 2-0 kundër Real Oviedos në një ndeshje që nisi me polemika.

Tifozët fërshëllyen futbollistët, me emrin e Kylian Mbappe që ishte më i kontenstuari. Nuk munguan as debatet mes presidentit Florentino Perez dhe tifozëve që ishin në tribunën kryesore të ‘Bernabeut’.

Madje siguria e stadiumit largoi çdo banderolë kundër Perez. Përplasjet në ekip dhe asnjë titull këtë sezon kanë bërë që tifozët e ‘Galaktikëve’ mos jenë të kënaqur me ekipin. Golat për djemtë e Alvaro Arbeloas u shënuan nga Gonzalo Garcia dhe Jude Bellingham.