Seria A/ Merret vendimi, ja kur do të luhen derbi i Romës dhe sfidat për Champions-in
Pas shumë diskutimeve dhe tensioneve të ditëve të fundit, Lega Serie A dhe Prefektura e Romës kanë arritur një marrëveshje për kalendarin e javës së ardhshme në Serie A.
Në fund, gara për një vend në UEFA Champions League do të zhvillohet normalisht të dielën, në orën 12:00, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht.
Vendimi vjen pasi Prefektura kishte zhvendosur fillimisht derbin mes Romës dhe Lazios për të hënën në mbrëmje, për arsye sigurie dhe rendi publik, për shkak të përkimit me finalet e turneut tët tenisit në Romë.
Megjithatë, pas ndërhyrjes dhe sugjerimit të Gjykatës Administrative Rajonale (TAR), palët gjetën një kompromis për të shmangur përplasje të mëtejshme ligjore dhe organizative.
Kështu, përveç derbit të kryeqytetit italian, edhe sfidat e tjera vendimtare për zonën Champions do të luhen në të njëjtën kohë. Në program janë:
Ndeshjet do të zhvillohen vetëm disa orë para finales së turneut të tenisit në Romë, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti italian, Sergio Mattarella.
Autoritetet shpresojnë që gjithçka të kalojë pa incidente, sidomos në “Olimpico”, ku pritet një atmosferë shumë e nxehtë mes tifozëve të Romës dhe Lazios.

