(VIDEO) Rritet bilanci i viktimave në Kiev/ Sulmet ajrore ruse marrin 21 jetë, mes tyre edhe 3 fëmijë. Ekipet kërkojnë nën rrënoja
Numri i viktimave nga sulmet ajrore ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ka shkuar në 21, mes tyre edhe tre fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet e emergjencës ukrainase në orët e para të mëngjesit.
Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në lagjen Darnytskyi, ku dyshohet se mund të ketë ende persona të bllokuar.
Më herët ishte raportuar për të paktën 16 viktima, por numri është rritur ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës dhe mëngjesit.
Në reagim për sulmet, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë dhe mbajtjen në fuqi të sanksioneve globale. Sipas tij, Rusia duhet të përballet me pasoja të drejtpërdrejta për sulmet ndaj civilëve.
Ukraina/Kijów: 21 ofiar śmiertelnych, 3 dzieci! Ruzzkie mordercy.
— Mateusz Rybak (@mateusz_rybak1) May 14, 2026
Niech idzie to w świat, popchnijcie wpis. Proszę.
???????????????????????????????????????????????? pic.twitter.com/zYgz1iTNsn
