Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Halili: Egnatia dhe Dinamo përballen për trofe, Europën dhe miliona euro
Në lidhje direkte për Ora News, gazetari sportiv Isa Halili sjell zhvillimet para finales së Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos.
Në orën 19:00 luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos.
Një ndeshje që nuk vendos vetëm trofeun, por edhe një vend në Conference League dhe përfitime të rëndësishme financiare për klubin fitues.
Skuadrat vijnë në këtë finale pas një kampionati të mbyllur me humbje, por me fokus të plotë te kjo ndeshje.
Në pankinë është një duel mes Nevil Dedes te Egnatia dhe Emir Dajës te Dinamo, me këtë të fundit që ka eksperiencë në ndeshje të tilla dhe një fitore në finalen e sezonit të kaluar ndaj të njëjtit kundërshtar.
“Është një ndeshje që vlen shumë për të dy ekipet. Trofeu ka peshë, por edhe vendi në Europë e bën edhe më të rëndësishme.”-tha Halili.
Në kampin e Egnatias mungon portieri titullar Alen Sherri, i cili nuk është i gatshëm për këtë finale. Vendin e tij pritet ta marrë Fatbardh Selimi.
“Detajet do të vendosin finalen. Egnatia dhe Dinamo janë shumë afër nivelit dhe një moment i vetëm mund të bëjë diferencën.”-shtoi ai.
Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me objektiv të qartë, trofeun, një vend në Europë dhe një mbyllje të suksesshme të sezonit.
Finalja e Kupës së Shqipërisë nis në orën 19:00 në “Air Albania”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

