PORTIERI I PRISH FESTËN RONALDOS / Gafa e gardianit të Al Nassr i mohon trofeun CR7 në Arabi

Një gafë e portierit Bento i ka shtyrë festën e Al Naser dhe Ronaldos për titullin kampion. Gardiani pësoi gol në sekontat e fundit ndaj rivalëve të AL Hilal, duke e shtyrë festën e titullit. Ronaldos me shokë i duhet fitorja në ndeshjen e radhës për tu shpallur kampion në arabinë saudite.

Cristiano Ronaldo ishte vetëm disa sekonda larg fitimit të titullit kampion në Arabinë saudite me AL nasr, por një gafë e Bento ka shtyrë festën.

Teksa skuadra e Al Nasr po bëhej gati të festone fitimin e titullit matematikisht, Al Hilal barazoi sfidën në 11, duke përfituar nga një gabim i portierit që i shpëtoi topi nga duart.

Zhgënjimi i ishte i madh te Ronaldo. I ulur në pankinë, portugezi mezi po mbante edhe lotët.

Ai qëndroi i ulur në pankinë i vetëm, duke mos u përshëndetur me shokët e skuadrës në shenjë revolte.

Al nasr ishte pranë titullit kampion, teksa po fitonte 1 me 0 ndaj rivalëve të Al hilal, falë golit të Simakanit që në minutë e 37.

Në fund të ndeshjes nuk munguan as përleshjet mes tifozëve.

pas këtij barazimi skuadra e Ronaldos ka pesë pikë epërsi ndaj rivalëve kryesorë, me dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Nëse Al Hilal nuk arrin fitore ndaj Neom në ndeshjen e ardhshme, atëherë Al Nassr do të shpallet kampion edhe pa luajtur. Në rast të kundërt, skuadra e Ronaldos do të kërkojë ta sigurojë titullin më 21 maj kundër Damac.