OPERACIONI “FSHESA” TE REALI/ 9 lojtarë të Madridit pritet të largohen në verë nëse vjen Mourinho

Nëntë lojtarë të Real Madridit pritet të largohen nga klubi këtë verë, nëse Jose Murinjo bëhet trajner. Në listë janë emra të njohur si Alaba dhe Karvajal, Kamavinga, Lunin apo dhe Dani Cebajos.  

Pas dy vitesh pa trofe, në Madrid po përgatitet një revolucion. Presidenti Perez pritet të largojë sërish trajnerin dhe po përgatitet për të rikthyer Murinjon.

Arbeloa nuk ka bindur drejtuesit madrilenë, sidomos në menaxhimin e grupit dhe për këtë arsye shanset që ai të jetë sezonin e ardhshëm janë shumë të pakta. Ndërkaq negociatat midis agjentit të Murinjos, Mendes dhe Real Madridit vazhdojnë.

Tekniku portugez dëshiron kontrollin e dhomës së zhveshjes, simods pas sherrit mes Valverdes dhe Tcuamenit.

Murinjo duhet të mbajë edhe një balancë në sulm me Mbapenë dhe Vinicius, të cilët shpesh kanë pasur pakënaqësi me trajnerët. Ndërkaq sipas mediave spanjole nëntë lojtarë do të shiten ose do të huazohen pas përfundimit të sezonit aktual.

Mbrojtësit veteranë David Alaba dhe Dani Carvajal pritet të largohen pas skadimit të kontratave të tyre këtë verë, ndërsa mesfushori Dani Ceballos pritet të shitet.

Ylli argjentinas Mastantuno pritet të huazohet, ndërsa në shitje mund të përfundojë  Kamavinga, Raúl Asencio, Gonzalo García dhe Fran García.

Portieri rezervë Lunin gjithashtu mund të largohet nëse paraqitet oferta e duhur. Ndërkaq, Murinjo  dëshiron përforcime në skuadër, ky ndërhyrjet më emergjente janë në repartin e mbrojtes. Los blankos kanë pësuar 33 gola në këtë sezon në la liga, thuajse një gol për ndeshje.