FOTOT/ Erion Veliaj përsërit skemën/ Vijon sulmet ndaj drejtësisë

Që prej arrestimit të tij, 15 muaj më parë, në 10 shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale ka urdhëruar dhe dirigjuar një fushatë sulmi mediatike ndaj drejtësisë dhe prokurorëve.

Gjatë kësaj kohe CNA ka identifikuar shkrime në mediat ndërkombëtare si “The Economist”, “Jerusalem Post”, “EU Reporter”, "European Business Magazine”, “Europrospects”, të shkruara nga palë të treta që ngrenë dyshime për artikuj me pagesë apo anonimë që emërues të përbashkët kanë rastin e Veliajt dhe sulmin ndaj drejtësisë.

Publikimet e artikujve të tillë, të cilat hedhin tymnaja mbi paraburgimin në Shqipëri dhe i drejtohen në mënyrë të veçantë Veliajt, janë të përsëritura në Shqipëri, por edhe përtej kufijve të saj, sa herë Veliaj ka një seancë të rëndësishme gjyqësore.

Së fundi “Brussels Morning” ka publikuar një shkrim të Martin Banks që përmban një narrativë mbrojtëse ndaj Veliajt, ku këtë herë në vëmendje është gjyqi në Gjykatën Administrative.

FOTOT/ Erion Veliaj përsërit skemën/ Vijon sulmet ndaj

Fakti që është i shkruar nga i njëjti gazetar, Martin Banks që më herët ka publikuar një tjetër artikull në mbrojtje të Veliajt, ndaj të cilit CNA i është drejtuar dhe me një e-mail zyrtar, por nuk ka marrë përgjigje, tregon që kemi të bëjmë me të njëjtin skenar, ku para seancave gjyqësore, vihet në punë makineria e sulmeve ndaj drejtësisë, prokurorit dhe gjyqtarit.

FOTOT/ Erion Veliaj përsërit skemën/ Vijon sulmet ndajFOTOT/ Erion Veliaj përsërit skemën/ Vijon sulmet ndaj

CNA i është drejtuar "BrusselsMoring" me një e-mail zyrtar mbi artikullin e publikuar në "websiten" e tyre. 

FOTOT/ Erion Veliaj përsërit skemën/ Vijon sulmet ndaj

Fakti tjetër që tregon se kemi të bëjmë me një sulm tjetër mediatik ndaj drejtësisë është edhe se ky artikull është publikuar në mediat shërbëtore të Erion Veliajt dhe të paguara nga paratë e inceneratorëve apo paratë e vëllait të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

Skema është e qartë dhe ajo çfarë fshihet pas këtij artikulli është i qartë. Kemi të bëjmë me një tjetër sulm ndaj prokurorit dhe drejtësisë.

Fushata lobiste dhe sulmuese ndaj drejtësisë, SPAK-ut dhe prokurorit të çështjes Ols Dado vijon edhe përtej kufijve.

Skemat dhe skenarët në këtë rast janë njësoj si raportet e studiove ligjore lobiste të paguara 220 mijë dollarë të mbushura me gënjeshtra dhe mashtrime që më pas përfundojnë në Kongres dhe Senat.

Këto janë përpëlitje që ashtu siç CNA e ka raportuar më parë, Erion Veliaj i bën për të shpëtuar nga burgu.

Fakti është që prej 10 muajsh Erion Veliaj si një frikacak nuk shkon në gjykatë për t'u përballur me provat që prokurorët kanë shtruar në dhjetëra mijëra faqe, por vijon me sulmet e dirigjuara nga burgu i Durrësit, të cilat kanë dalë edhe në përgjimet e publikuara nga CNA.

Erion Veliaj është vënë prapa hekurave pasi është kapur nga prokurorët me fakte për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë si dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA