“KREDI TË BUTA” PËR SME-TË! Rama: Ditë e shënuar për sipërmarrjen, janë “zemra” e ekonomisë

250 milionë euro kredi me interesa 2-3% dhe 30 milionë euro garanci sovrane do të vihen në dispozicion të bizneseve të vogla dhe të mesme përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Kryeministri Edi Rama kërkoi më mbështetje financiare nga bankat për sipërmarrjen dhe bujqësinë, duke e cilësuar ekonominë shqiptare me potencial rritjeje.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mund të marrin kredi me interes 2-3 %  falë Programit Kombëtar të Financimit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” firmosur mes sistemit bankar dhe qeverisë që paralelisht ka vënë në dispozicion një garanci sovrane, prej 30 milion eurosh.

Rama: "Është një ditë e shënuar për sipërmarrjen shqiptare. Marrëveshja e sotme është një marrëveshje për të financuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë motori i ekonomisë sonë"

Kryeministri Edi Rama I pranishëm në firmosjen e partneritetit theksoi se ekonomia shqiptare është në gjendje të shëndetshme dhe me potencial rritjeje,  cka sipas tij vërtetohet nga dyfishimi I kreditimit.

Ndërsa Bujqësia mbetet një sektor kyç dhe Agrobiznesi po njeh zhvillim, kreu I qeverië u kërkoi bankave të tregohen më shumë kurajozë dhe ti mbështesin me financim

Guvernatori I Bankës së Shqipërisë Gent Sejko e mbështeti kërkesën e kryeministrit, ndërsa  në anën tjetër nxiti biznesin të kërkojë mbështetje.

Ministri i Financave Petrit Malaj zbuloi detajet e nismës, duke theksuar se bizneset e vogla e të mesme zënën peshën kryesore në ekonomi.

"Do mbështetet fillimisht me kredi 250 mln euro, që do ofrohet me norma të ulëta interesi, kredi të buta. Edhe me garanci sovrane 30 mln euro, që do shtrihet nga sektori bujqësor për të mbështetur edhe SME."

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” pritet të nisë të zbatohet së shpejti me synim impact direkt në ekonomi.