Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e gjyqtares Ulliri

Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e gjyqtares
Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Mësohet se shkak u bë mungesa e gjyqtares, Elsa Ulliri ndërsa bëhet me dije se, seanca e radhës do të mbahet më 18 maj. Ish-ministri, Beqaj kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.