“Vijnë për të punuar, jo për justifikime”/ Demirxhiu për të huajt në biznese: Janë shumë më të qëndrueshëm në punë
Në studion e Ora News ishte i ftuar eksperti i ekonomisë Ervin Demirxhiu, i cili foli për situatën e tregut të punës në Shqipëri dhe debatin për punonjësit e huaj dhe ata vendas.
Gjatë diskutimit, Demirxhiu u ndal te rritja e punësimit të të huajve në biznese shqiptare, duke e lidhur këtë me mungesën e stabilitetit dhe disiplinës në tregun vendas të punës.
Ai u shpreh se shumë biznese po shohin më shumë siguri te punonjësit e huaj, të cilët sipas tij vijnë vetëm për të punuar dhe kanë angazhim më të qëndrueshëm në detyrë.
“Një person që vjen nga jashtë ka më shumë kosto, por ka siguri. Ka ardhur për të punuar. Nuk ka ardhur për të bërë foto në rrjete sociale apo për të munguar pa arsye në punë.”-u shpreh eksperti.
Demirxhiu shtoi se një nga problemet që hasin bizneset është mungesa e përgjegjësisë në disa raste nga punonjësit vendas, që sipas tij ndikon në funksionimin e përditshëm të bizneseve.
“Këto të huajt që vijnë janë shumë më të qëndrueshëm në punë. Bizneset i falënderojnë kompanitë e rekrutimit që i sjellin, sepse kanë më pak probleme me mungesat.”-tha ai.
Ai solli edhe një krahasim me shqiptarët që emigrojnë, duke thënë se jashtë vendit ata punojnë më rregullisht për shkak të detyrimeve financiare.
Në fund të diskutimit, eksperti tha se reagimet ndaj këtij debati janë të pritshme, por sipas tij tregu i punës duhet parë me realitet dhe jo me emocione.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

