Covanec: Shqipëria gati për BE, tani fokus te bashkëpunimi ekonomik
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Sllovakisë, Rastislav Covanec, u bë pjesë e forumit të biznesit mes Shqipërisë dhe Sllovakisë. Gjatë fjalë së tij ai dha një mesazh të dyfishtë, mbështetje të palëkundur politike për integrimin e Shqipërisë në BE si dhe bëri thirrje për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
"Unë besoj vërtet në një qasje të bazuar në meritë, që Shqipëria është shumë e avancuar dhe ka ardhur koha që ju të bëheni pjesë e familjes së BE-së, kjo është nga ana politike, kështu që nuk ka cështje të hapura, ne kemi një bazë shumë të mirë për të filluar punën."
Në fushën ekonomike, zyrtari sllovak ishte edhe më direkt, ai zbuloi se vëllimi total tregtar mes dy vendeve kap vlerën e 130 milionë eurove shifër që ai i quajti ironikisht si ‘kikirikë’, duke marrë parasysh potencialin e shkëmbimeve mes dy vendeve.
"Potenciali që kemi është shumë i madhë dhe kto shifra janë si kikirikët, unë e kam thënë edhe dy vjet më parë se ne duhet të bëjmë më shumë në diplomacinë ekonomike midis dy vendeve."
Sekretari Sllovak identifikoi gjithashtu edhe sektorët me potencialin më të lartë si, turizmi , energjia, infrastruktura, pasuritë e paluajtshme dhe menaxhimi i ujrave.
"Unë besoj që tapeti i kuq tashmë është i shtruar në arenën politike dhe logjistike, tani është në dorën tuaj që të gjeni partnerët ideal për ti shfrytëzuar këto burime."
Forumi shërbeu si një platformë për bashkpunimin mes vendeve, me shpresën që këto takime të materializohen në partneritete konkrete, duke i kthyer në bashkpunime të fuqishme, një ndihmë të madhe në realizimin e këtyre forumi ka dhënë e jep edhe Konsulli i nderit i Republikës së Sllovakisë në Republikën e Shqipërisë Z. Faik Dizdari.
