VIDEO/ Ja kë shpëtoi publiku nga televotimi! 4 fermerët e tjerë shkojnë në sfidë, iu bashkohet edhe ...

Moza është fermerja më e votuar nga publiku, duke shpëtuar nga televotimi që u hap që prej ditës së premte.

Tashmë, 4 fermerët e tjerë Sara, Blerina, Bujaka dhe Henri do të shkojnë në një sfidë.

Por ata nuk do të jenë të vetimit që do të përballen. 4 fermerëve iu shtua edhe Vanesa, e cila u përzgjodh në mënyrë unanime nga 3 fituesit e lojës së volejbollit, Zhaku, Bujaka dhe Blerina.

Me votën e tyre, edhe Vanesa do jetë pjesë e sfidës. Kush humbet, largohet nga Ferma Vip mbrëmjen e sotme.

Visi është djalë i mirë, Vanesa është kot”, i tha Zhaku Blerinës, teksa e bindte që të thoshte edhe kjo e fundit emrin e këngëtares.

Sfida, sipas moderatores Arbana Osmani, nuk do të jetë edhe shumë e lehtë, duke mos dhënë shumë detaje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)