(FOTO) Mes thashethemeve për ndarje/ Justin Timberlake surprizon me mesazhin emocional për Ditën e Nënës dedikuar bashkëshortes së tij

Këngëtari Justin Timberlake ka bërë një postim emocional në rrjetet sociale me rastin e Ditës së Nënës, ku ka nderuar bashkëshorten e tij Jessica Biel dhe nënën e tij.

Në postimin e publikuar në Instagram, ai ka ndarë disa fotografi familjare, përfshirë imazhe me bashkëshorten dhe dy djemtë e tyre, si edhe një foto me nënën e tij.

Ai e ka shoqëruar postimin me mesazhin se ato janë “gratë më të rëndësishme” në jetën e tij.

Ky postim vjen në një periudhë kur në media janë raportuar zëra për tensione në martesën e çiftit, të lidhura me një incident të Timberlake në vitin 2024 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, çështje që është rikthyer sërish në vëmendje këtë vit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, situata ka sjellë presion për Jessica Biel, e cila thuhet se është ndjerë e ekspozuar nga vëmendja mediatike. Megjithatë, burime pranë çiftit thonë se ata po përpiqen të kalojnë vështirësitë dhe se marrëdhënia e tyre nuk është drejt ndarjes.

Pavarësisht zërave, postimi i Timberlake është parë si një mesazh mbështetjeje dhe afrimiteti familjar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake)