Trupi ju paralajmëron në heshtje/ Këto janë sinjalet që tregojnë se mëlçia juaj mund të jetë në rrezik serioz
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit, që kryen shumë funksione jetike si filtrimi i toksinave, prodhimi i tëmthit dhe ndihma në metabolizëm.
Mjekët paralajmërojnë se konsumimi i tepruar i alkoolit mund ta dëmtojë seriozisht këtë organ dhe të çojë në sëmundje si mëlçia yndyrore, hepatiti apo cirroza.
Sipas specialistëve, njerëzit që konsumojnë rregullisht sasi të larta alkooli janë më të rrezikuar për probleme me mëlçinë.
Në disa raste, dëmtimi mund të mos japë dhimbje direkte, pasi mëlçia nuk ka nerva ndjeshmërie, por shenjat shfaqen në mënyra të tjera.
Një nga sinjalet që mund të lidhet me probleme të mëlçisë janë çrregullimet e gjumit dhe pagjumësia. Kjo ndodh sepse, kur mëlçia nuk funksionon si duhet, toksinat mund të grumbullohen në trup dhe të ndikojnë edhe në trurin, duke prishur ritmin e gjumit.
Përveç pagjumësisë, probleme të mëlçisë mund të shoqërohen edhe me lodhje të vazhdueshme, mungesë oreksi, dobësi të përgjithshme, të vjella dhe shqetësime në pjesën e sipërme të djathtë të barkut.
Mjekët këshillojnë që këto shenja të mos neglizhohen, sidomos kur zgjasin për një periudhë të gjatë, pasi mund të jenë tregues i problemeve më serioze me mëlçinë.

