VIDEO/ A duhet të qëndrojë Indri në Ferma VIP? Fermerët “vulosën” fatin e aktorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2026, 23:35
Aktori Indri Shiroka u dëmtua ditën e djeshme në këmbë gjatë ndeshjes së volejbollit.
Pas dëmtimit, ai u dërgua në spital për egzaminime të mëtejshme, ku mjekët pas vizitës vendosën se ai nuk duhet të bëjë punë të vështira deri në rekuperimin e plotë.
Pas kësaj situate, në prime e sotëm, moderatorja Arbana Osmani pyeti të gjithë fermerët nëse Indri duhet të qëndrojë në fermë dhe të jetë më i favorizuar për punët e rënda apo të largohet.
Në mënyrë unanime, të gjithë fermerët thanë “po”, duke marrë përsipër të bëjnë edhe punët e tij.
View this post on Instagram
