YAMAL KALON RONALDON! Me tre tituj, 18-vjeçari kalon në vend të parë në Spanjë
Lamine Yamal ka mundur të ngrejë titullin e tretë me Barcelonën duke kaluar me shifra edhe kristiano ronaldon. Ndjekim kronikën
Pasi mposhti Real Madridin në El Clásico për të ngritur një tjetër trofe të LaLigas, FC Barcelona tani ka arritur 29 tituj në historinë e futbollit spanjoll. Një pjesë e parë e përsosur ishte e mjaftueshme për të ndezur festën, por duke shënuar dhe një trofe simbolik për 18-vjeçarin Lamine Yamal. Tashmë ai ka tejkalua një nga figurat më të mëdha në historinë e ekipit.
Lamine Yamal arriti në skuadrën e parë të Barçës në vitin 2022 dhe që atëherë nuk ka ndalur së arrituri suksese. Me pushtimin e fundit të LaLigas në këtë edicion të vitit 2026, sulmuesi i ri tani mund të krenohet me tre tituj lige me skuadrën Blaugrana.
Me tre trofe të viteve 2023, 2025 dhe 2026 , zyrtarisht ka tejkaluar Cristiano Ronaldon , i cili fitoi vetëm dy kampionate të ligës spanjolle në vitin 2012 dhe 2017 gjatë nëntë sezoneve të tij me Real Madridin.
Anësori spanjoll ishte një pjesë thelbësore e fushatës së Barcelonës, megjithëse nuk mundi të luante në finalen e sezonit për shkak të një dëmtimi. Ky dëmtim fizik ka hedhur dyshime edhe mbi disponueshmërinë e tij për Kupën e Botës që vjen.
Ky krahasim nxjerr në pah ndikimin e menjëhershëm që futbollisti i ri ka pasur te Barcelona, duke e vendosur veten si një nga ikonat e mëdha si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e klubit katalanas.
Me këtë fitore, Barcelona siguroi titullin e 29-të në LaLiga, duke qenë vetëm pas 36 titujve të mbajtur nga Real Madridi në historinë e tyre

