BASHKIA SHET LUSHNJËN! Ra në kategorinë e dytë, Bashkia: Ekipi shitet për 10 milionë lekë

Bashkia e Lushnjes ka vendosur të shesë ekipin e futbollit. Vendimi është publikuar pak ditë pas rënies në kategorinë e dytë. Sipas dokumenteve aksionet në ankand kanë një vlerë rreth 10 milionë lekë

Ekipi i futbollit Lushnja ra në kategorinë e dytë, duke treguar dhe një herë situatën në të cilën ndodhet ekipi. Megjithatë si zgjidhje është gjetur shitja e klubit.

Në ankandin e publikuar nga Bashkia e qytetit thuhet se do të privatizohen 70% e aksioneve ndërsa vlera minimale e kërkuar është rreth 9 milionë e 900 mijë lekë.

Sipas të dhënave të Open Data, në vitin 2024 ekipi arriti të kishte një fitim prej 237 mijë lekësh, por me një rënie të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme edhe pse xhiro e të ardhurave arriti në rreth 53 milionë lekë.

Gjithsesi nuk janë vetëm rezultatet e dobëta që flasin për gjendjen e rëndë. nga një ekip që dikur luante në superligë e më tej në kategorinë e parë tashmë do të jetë në kategorinë e dytë.

Sa i përket ankandit duket se nuk mungojnë as problemet ligjore.

Në 17 shkurt në QKB është regjistruar vendimi i përmbarimit për sekuestrimin e aksioneve dhe mbi te drejtat qe rrjedhin nga zotërimi i këtyre kuotave duke ndaluar tjetërsimin dhe ose disponimin e tyre, si dhe mos kryerjen e asnjë veprimi tjetër, i cili mund të ndryshojë të dhënat në regjistrin tregtar.

Megjithatë, do të shihen se si do të veprohet me këtë situatë për të lejuar shitjen e aksioneve dhe privatizimin e klubit të futbollit.