Premier Liga - Javë dramatike në Angli! Titulli mund të përcaktohet në “minutat” e fundit

Premier League po hyn në  javët vendimtare me Arsenalin dhe Manchester Cityn në garë të fortë për titullin. Kalendari dhe motivimi i kundërshtarëve mund të ndikojnë në fatin e kampionatit.

Gara për titullin në Premier League pritet të vendoset në dy javët e fundit, me Arsenal FC dhe Manchester City FC që vijojnë betejën e fortë për vendin e parë. Diferenca prej 5 pikësh në renditje e ka kthyer fundin e sezonit në një sprint final, ku çdo pikë mund të jetë vendimtare për fatin e trofeut.

Arsenali do të përballet fillimisht me Burnley dhe më pas me Crystal Palace. Edhe pse Burnley matematikisht ka rënë dhe nuk ka më objektiva, skuadra konsiderohet e rrezikshme në transfertë. Një ndeshje e lehtë mund të konsiderohet edhe ajo ndaj Crystal Palace, e cial është e sigurt në mesin e tabelës, por serish mund të bëhet një pengesë për topçinjtë.

Por teksa Arsenal ka edhe 2 ndeshje për të zhvilluar, Manchester City ka 3 të tilka dhe shpreson ende në një hap fals të topçinjve. Qytetarët e Pep Guardiolës kanë një kalendar më të vështirë në letër, teksa ndeshja e parë është ndaj Crystal Palace pa objective, dy ndeshejt e tjera janë përballë Bournemouth, që kërkon një vend në Evropë dhe Aston Villa, që dëshiron të bëhet pjesë e Chamopiosn leagu sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta synon rikthimin e titullit pas shumë vitesh, ndërsa Manchester City kërkon të konfirmojë dominimin e viteve të fundit nën drejtimin e Pep Guardiola.

Presioni psikologjik, kalendari dhe motivimi i kundërshtarëve pritet të luajnë rol të madh në përcaktimin e kampionit të Premier League, ndërsa tifozët presin një përfundim dramatik deri në javën e fundit.