Erkand Qerimaj në “Ora Sport”: Ku shkojnë fondet? Të bëhet audit në Federatën e Peshëngritjes
Peshëngritësi Erkand Qerimaj hodhi akuza për drejtuesit e Federatë së Peshëngritjes për menaxhimin e fondeve që vijnë për këtë institucion. I ftuar në “Ora Sport” ai tha se ka kërkuar audit, ndërsa foli edhe për episodin e fundit në Kampionatin Europian në Gjeorgji.
Erkand Qerimaj, kampioni i Botës dhe Europës në peshëngritje, i ftuar në Ora Sport, solli edhe njëherë në vëmendje episodin në kampionatin Europian në Gjeorgji ku atij iu mohua medalja nga juria.
Ai tha se ishte e çuditshme edhe mosreagimi i drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për këtë rast.
Sportisti ngriti dyshime edhe për menaxhimin e fondeve, për të cilin u shpreh se prej kohësh kërkon një audit brenda institucionit.
I pyetur nëse Qerimaj ka ambicie që në të ardhmen të drejtojë Federatën e Peshëngritjes, dha këtë përgjigje.
