Udhëtarët britanikë të infektuar me hantavirus do të izolohen në një spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 07:10
Pasagjerët dhe ekuipazhi britanik i anijes turistike të prekur nga shpërthimi i hantavirusit, pas kthimit të tyre në vend, do të vendosen në një spital në Anglinë veriperëndimore për izolim fillestar.
Lajmi i njoftua nga autoritetet shëndetësore britanike.
Anija MV Hondius pritet të mbërrijë në ishullin spanjoll të Tenerife-s të dielën në mëngjes, pas së cilës 22 shtetasit britanikë do të kthehen në vend, raporton Reuters.
Më herët Spanja tha se Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Belgjika, Irlanda dhe vende të tjera kishin konfirmuar se do të dërgonin aeroplanë për të evakuuar qytetarët e tyre pas shpërthimit të hantavirusit.
