U shoqëruan gjatë protestës së PD-së, 3 shtetasit italianë “kyçin” gojën në Polici

Tre shtetas italianë janë mes 6 personave të proceduar penalisht pas protestës së 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike, ku pati përplasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe policisë.

Sipas policia, është provuar se protestuesit e proceduar kanë marrë pjesë në akte dhune ndaj efektivëve, por nuk rezultojnë të përfshirë në hedhjen e molotovëve.

Sipas raportimeve, të huajt janë marrë në pyetje nga hetuesit, por kanë refuzuar të japin shpjegime mbi arsyet e përfshirjes së tyre në protestë dhe mënyrën se si u bënë pjesë e tubimit.

Në total, për ngjarjet e protestës janë proceduar 6 persona, të dyshuar për akte dhune dhe përdorim molotovësh në drejtim të policisë.