Shpërthim me tritol në Laç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 10:52
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Laç.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur tritol.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit, por raportohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale
Lënda plasëse është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh.
Forcat e policisë janë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe objektivit të sulmit.
