Ekspozita e 29-të Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”

Ekspozita e 29-të Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”, solli dhe njëherë në vëmendjen talentin e të fëmijëve dhe mesazhet humanitare.

Në ekspozitë ku prezantuan dhjetëra punime artistike të realizuara nga nxënës nga i gjithë vendi, të frymëzuara nga solidariteti, paqja dhe ndihma për njerëzit në nevojë.

Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi, theksoi se ky aktivitet synon të edukojë brezin e ri me vlerat e humanizmit dhe vullnetarizmit.

Kreu i qarkut Tirane Aldrin Dalipi po ashtu vleresoi punen e Kryqit të Kuq Shqiptar

Çmimin e parë e fitoi një i ri nga Durrësi, i cili u frymëzua nga lufta në Gaza për të realizuar një pikturë me mesazh paqeje dhe humanizmi.

Ekspozita është finalizimi i një fushate disa mujore sensibilizuese, ku kanë kontribuar nxënës, mësues, vullnetarë dhe punonjës të Kryqi i Kuq Shqiptar në të gjithë vendin.