Burreli kthehet në skenë të madhe kulture/ Festivali folklorik mbledh valle, këngë dhe tradita nga gjithë Shqipëria

Festivali folklorik zhvilloi edicionin e tretë, ku në Burrel u mblodhën grupe valltarësh dhe këngëtarësh, por jo vetëm.

Fëmijët shprehën njohuritë e tyre për Shqipërinë dhe traditat.

Këngët dhe vallet e ansambleve të mbledhura nga e gjithë Shqipëria treguan kulturën e zhvilluar ndër shekuj në trojet shqipfolëse.

Gatimet tradicionale janë një tjetër element që vijon të surprizojë ata që vizitojnë Shqipërinë.

Lojërat e tavolinës dhe programet edukative janë ato që i dhanë më shumë ngjyra këtij edicioni të tretë të festivalit.