Rregulla të reja për gjuetinë, qeveria propozon kritere më të forta për administrimin e zonave

Qeveria kërkon plane për ripopullimin e kafshëve të egra. Bashkitë do të japin lejet me sistem pikëzimi. Kontratat e qirasë për zonat e gjuetisë do të zgjasin 5 vite

Qeveria ka propozuar rregulla të reja për dhënien me qira të zonave të gjuetisë. Drafti synon mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimin e turizmit dhe kontroll më të fortë mbi aktivitetin.

Qeveria ka parashikuar rregulla të reja për dhënien me qira të zonave të gjuetisë.

Në dokumentin e paraqitur në konsultim publik thuhet se kompanitë do të duhet të paraqesin një plan jo vetëm për kafshët apo shpendët që do të lejohen për këtë aktivitet por dhe se si do të realizohet ripopullimi dhe mbarështimi i tyre. Synimi sicc thuhet më tej nuk është vetëm lejimi i aktivitetit por dhe mbrojtja e biodiversitetit dhe parandalimet e rasteve emergjente si zjarri. Për këtë aplikantët do të duhet të kenë të angazhuar stafin e specializuar që do të jenë përgjegjës për rritjen e kafshëve të egra në sipërfaqet që do të jepet me qira.

Lejet do të jepen nga bashkitë dhe do të vlerësohen në bazë të një sistemi pikësh në bazë të dokumentacionit, aftësitë teknike, oferta financiare dhe menaxhimi i biznesit.

Gjithashtu në relacionin shpjegues thuhet se përmes këtij vendimi synohet dhe nxitja e turizmit por dhe një tjetër stimul për zhvillimin ekonomik pranë zonave ku do të kryhen këto aktivitete të gjuetisë.

Kontrata e qirasë do të ketë afat 5 vjeçar për fituesit, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë jashtë listës do të kenë të drejtën të ankohen pas përfundimit të procedurave.

Në vitin 2014 qeveria miratoi moratoriumin e gjuetisë duke ndaluar vrasjen e kafshëve dhe shpendëve të egra. Ndalimi vazhdoi deri në vitin 2025 kur dhe u miratuan rregullat e gjuetisë por dhe ligji për dhënien me qira të zonave