Bordi vendos “tavanin” e ri të çmimeve/ Ja sa do të paguhet nafta dhe benzina nga sot

Bordi i Transparencës është mbledhur më 9 maj 2026 dhe ka përcaktuar çmimet e reja tavan për karburantet në tregun vendas.

Sipas vendimit, çmimi i gazoilit me pakicë nuk duhet të kalojë 197 lekë për litër, ndërsa me shumicë 185 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur deri në 182 lekë për litër dhe me shumicë deri në 170 lekë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku priten ndryshime të reja në varësi të tregut.

Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të karburanteve që të respektojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh mund të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë të angazhuara për të mbrojtur konsumatorët dhe për të ruajtur konkurrencën e ndershme në treg.

Në sqarimin shoqërues, thuhet se sipas aktit normativ të miratuar në prill 2026, nëse çmimi i gazoilit kalon 220 lekë për litër ose benzina 200 lekë për litër, aplikohet akcizë e reduktuar në nivelin 80%. Por me çmimet aktuale të vendosura, ato janë nën këtë kufi, ndaj vijon të aplikohet akciza e plotë 100%.

NJOFTIMI ZYRTAR I BORDIT:

Bordi i Transparencës në datë 9 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.
????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.