S*LME NË UKRAINË PARA A*MËPUSHIMIT/ Zelenskyy akuzon Moskën për cinizëm pas valës së re të g*ditjeve

Sulmet me dronë dhe raketa nga Rusia goditën disa zona të Ukraina gjatë natës. Të paktën pesë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Infrastruktura energjetike dhe objektet civile pësuan dëme të konsiderueshme, teksa autoritetet ukrainase raportojnë se një pjesë e madhe e sulmeve u neutralizua në ajër.

Sulmet me dronë dhe raketa të ndërmarra nga Rusia goditën disa zona të Ukrainës gjatë natës, duke shkaktuar të paktën pesë viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Goditjet kanë prekur kryesisht rrjetin elektrik dhe objektet energjetike duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit në disa rajone. Po ashtu dëme janw raportuar edhe në ndërtesa banimi, infrastrukturë transporti dhe objekte industriale.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se një pjesë e madhe e dronëve dhe raketave të lëshuara janë neutralizuar gjatë sulmit, por disa prej tyre kanë arritur objektivat. Sipas të dhënave paraprake, qindra mjete ajrore janë përdorur në këtë valë goditjesh.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy reagoi ashpër ndaj zhvillimeve, duke e cilësuar ofensivën si “cinizëm të plotë”. Ai deklaroi se sulmet po vazhdojnë pavarësisht njoftimeve për një armëpushim të njëanshëm nga pala ruse.

Moska ka deklaruar se do të ndërmarrë një ndalim të përkohshëm të luftimeve në ditët në vijim, një veprim që Kievi e ka trajtuar me skepticizëm.

Sipas autoriteteve ukrainase praktika të ngjashme më herët nuk kanë sjellë ulje të qëndrueshme të dhunës në terren.

Situata mbetet e tensionuar ndërsa lufta vijon prej më shumë se katër vitesh, me shkëmbime të vazhdueshme sulmesh mes dy palëve.

Paralelisht me zhvillimet në terren, deklaratat politike nga Kievi dhe Moska sinjalizojnë mungesë të një marrëveshjeje të afërt për uljen e konfliktit.