Sekreti i produktivitetit modern/ Pse të bësh më pak sjell më shumë rezultate

Një artikull i ri mbi mënyrën e punës dhe fokusit në jetën e përditshme sugjeron se përpjekja për të bërë shumë gjëra njëkohësisht mund të sjellë më shumë lodhje dhe më pak rezultate.

Sipas këtij këndvështrimi, të ashtuquajturat “multitasking”, si përdorimi i telefonit gjatë punës apo kalimi i vazhdueshëm nga një detyrë në tjetrën  shpesh çojnë në shpërqendrim, stres dhe ulje të produktivitetit.

Në vend të kësaj, propozohet përqendrimi në një detyrë të vetme në një moment të caktuar. Kjo metodë njihet si monotasking dhe synon të ndihmojë trurin të punojë më i fokusuar dhe me më pak ndërprerje.

Ekspertë dhe studime të ndryshme tregojnë se ndërrimi i shpeshtë i aktiviteteve e lodh trurin dhe rrit mundësinë për gabime. Madje, sipas disa të dhënave, njerëzit ndryshojnë detyrë çdo pak sekonda gjatë punës së përditshme.

Në praktikë, sugjerohet reduktimi i shpërqendrimeve, si fikja e njoftimeve në telefon, planifikimi i më pak detyrave në të njëjtën kohë dhe përdorimi i pushimeve të shkurtra për rikuperim.

Qasja e re thekson se produktiviteti nuk vjen nga bërja e shumë gjërave njëherësh, por nga përqendrimi dhe realizimi i mirë i një detyre të vetme.