FOTO/ Engjëllusha Salihu "shtatzënë", zbulohet gjinia e fëmijës përmes projektit më të fundit…
Këngëtarja e muzikës popullore Engjëllusha Salihu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me publikimin e projektit të saj më të fundit muzikor, më 3 maj në orën 15:00.
Në pamjet e publikuara në Instagram, ajo shfaqet ulur në një ambient pranveror duke mbajtur një shportë me rroba për bebe, detaj që ka nxitur menjëherë aludime në rrjete sociale.
Ndër të tjera në postimin e bërë, ajo dëgjohet duke thënë: “A do të jem nëna më e mirë në botë?”, ndërsa në përshkrim ka shkruar “Pritja e ëmbël”, shoqëruar me një zemër të kaltër.
Këto elemente kanë bërë që fansat të aludojnë nëse projekti i ri mund të jetë një mënyrë për të zbuluar një lajm personal, apo thjesht pjesë e konceptit të për videoklipin, që gjendet tashmë në YouTube.
Kjo dilemë Sahliu iu përgjigj përmes projektit, duke zbuluar se është në pritje të ëmbël. Detaje nga videoklipi, rrobat e përzgjedhura, arushi blu, mbishkrimi shoqëruar me një zemër blu, lënë të kuptojë se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë në pritjë të një djali.
Engjëllusha dhe partneri i saj Mërgimi u martuan në verën e vitit 2025, me një ceremoni që u përcoll nga mediat dhe syri kurioz i fansave.

