FOTO /Shakira “thyen ” rekordet e vendosura nga Maddona dhe Lady Gaga, 130 milionë euro fitime…
Megakoncerti falas i këngëtares kolumbiane Shakira në Copacabapritet pritet “të shënojë” një rekord për nga numri i publikut dhe ndikimi ekonomik sa u takon koncerteve të organizuara për eventin të kthyer tashmë në traditë, gjatë majit, nën sloganin “Të gjithë në Rio”.
Në qytetin ikonik të Brazilit, mes oqeanit në Pão de Açúcar, priten të jenë prezent mbi 2 milionë persona, shifra që mund të tejkalojnë ato të arritura nga Madonna në vitin 2024 (1.6 milionë) dhe Lady Gaga në vitin 2025 (rreth 2 milionë).
Që në orët e para të mëngjesit, mijëra fansa kanë mbushur plazhin e Rio-s, në pritje të yllit kolumbian, artistes me famë botërore, një prej femrave më me ndikim në botë .
“Ethet e Loba-s”, pseudonimi i artistes i lidhur me këngën e saj të famshme, kanë përfshirë qytetin: kudo shfaqen suvenire dhe bluza me fytyrën e Shakira-s dhe mbishkrimin “Lobacabana”, të cilat janë “përqafuar” me vrull nga fansat.
Koncerti i planifikuar në mbrëmje, llogaritet si më i madhi në karrierën e Shakira-s.

Përmasat e skenës “gjigande” mbulojnë rreth 1.500 metra katrorë, me ekrane të mëdha LED dhe një pasarelë rreth 25 metra drejt publikut.
Sipas një studimi i bërë nga bashkia e zonës, eventi mund të gjenerojë rreth 130 milionë euro (776.2 milionë realë brazilianë) konsum, më shumë se 78 milionë euro (469 milionë realë) të lidhura me koncertin e Madonna-s dhe 100 milionë euro (592 milionë realë) nga Lady Gaga.

Bashkia ka investuar rreth 3.4 milionë euro (20 milionë realë), pa llogarritur fondet private që i bashkohen buxhetit.
Ndikimiet e koncertit prekin sferat e turizmit, transportit, tregtinë dhe sektorin e mikpritjes.
Parashikohen bllokime në trafik, transporti publik është përforcuar me metro aktive 24 orë, me bileta të dedikuara për të arritur, si dhe për t’u larguar nga zona e koncertit.
Në aspektin e sigurisë, autoritetet kanë angazhuar rreth 8.000 agjentë, të cilët do të kontrollojnë hyrjet përmes 18 pikave kryesore dhe do të monitorojnë eventin përmes dronëve dhe sistemeve të njohjes së fytyrës.
Copacabana rikthehet në qendër të skenës globale, mes muzikës, ekonomisë dhe shifrave të mëdha, duke konfirmuar modelin e megakoncerteve si një mjet strategjik për qytetin brazilian.
