Donatella Versace “çmend” rrjetin, shfaqet me një pamje më rinore pak para Met Gala-së …
Donatella Versace ka tërhequr gjithë vëmendjen në New York, teksa u shfaq në festën ekskluzive para Met Gala-së, të organizuar nga Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos.
Stilistja ikonë italiane ka festuar 71-vjetorin mes emrave më të mëdhenj të modës dhe showbiz-it, duke u paraqitur me një look që tërhoqi vëmendje. Ajo kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi me detaje shumëngjyrëshe, të kombinuar me çizme të gjata mbi gju dhe taka platformë, duke krijuar një pamje elegante dhe të sofistikuar.
Pamjen e saj e plotësonin aksesorë luksozë dhe një grim i kuruar me detaje, ndërsa fansat kanë vënë re ndryshim në pamjen e saj.
Në rrjetet sociale vazhdojnë spekulimet për ndërhyrje estetike, ndërsa Versace ka pranuar vetëm përdorimin e botox-it ,jo gjë tjetër.
Në daljet e fundit, ajo është komentuar për tipare më të rafinuara dhe një pamje më të rregullta, duke krijuar një pamje më të freskët për stilisten.
Paraqitja e saj vjen gjithashtu në një moment të rëndësishëm në karrierë, pasi Versace bën një paraqitje të shkurtër në filmin “The Devil Wears Prada 2”, duke rikthyer në fokus lidhjen e saj të fortë me industrinë e modës dhe atë të kinemasë.
