Burrat e martuar “në rrisk për obezitet”, martesa trefishon shanset për mbipeshë…
Një studim i ri në Poloni ka “shokuar” opinionin publik, ku martesa trefishon rrezikun për obezitet tek meshkujt. Mundësia për të shtuar peshë ekziston për të dyja gjinitë, tek gratë rreziku për mbipeshë është 39% i lartë ndërsa te burrat 62% i lartë, krahasuar me çiftet e pamartuara.
Tek burrat e martuar kasifikimi për të qenë obezë është 3.2 herë më i lartë sesa ata të pamartuar. Kjo gjë nuk figuron tek gratë, që sipas studiuesve polakë shpjegohet me faktin se gratë obeze “janë shpesh më të stigmatizuara”.
Dr. Alicja Cicha-Mikolajczyk nga Instituti Kombëtar i Kardiologjisë në Varshavë tha se gratë “nuk pranojnë të jetojnë me obezitetin” dhe kanë më shumë gjasa të ndërmarrin veprime për të humbur peshë. Nga ana tjetër burrat e martuar fitojnë një lloj “rehatie”, duke mos i kushtuar shumë rëndësi mbajtjes së peshës nën kontroll.
Studimi ka marrë për bazë mbi 2405 polakë rreth të 50-ave dhe zbuloi se mosha “rrit” riskun e shtimit në peshë të të dyja sekseve. Çdo vit rritet rreziku i mbipeshës me 3% te burrat dhe 4% te gratë ndërsa obeziteti rritet me 4% te burrat dhe 6% te gratë.
Rezultatet e këtij studimi pritet të prezantohen në Kongresin Europian të Obezitetit këtë muaj, në Spanjë. Nëse gratë e martuara i kushtojnë një vëmendjë të lartë dukjes së tyre, mbajtjes së peshës nën kontroll, tek burrat e martuar, “lind” rehatia, duke mos i kushtuar fort rëndësi kileve që marrin.
Kjo lidhet shumë dhe me ndikimin e normave shoqërore, të cilat presin një kujdes të shtuar te gratë sa i takon pamjes së jashtme edhe pas lindjes, por “toleron” më shumë burrat për dukjen e tyre. Roli i tyre lidhet më shumë me veprim sesa dukje, ndërsa për gratë priten të dyja.
