BOTËRORI “LAN” ME FLORI EKIPET/ Vetëm për pjesëmarrjen 9 milionë dollarë, kampioni arkëton 50 milionë dollarë

FIFA ka rritur me 15 shumën që do të shpenzojë për botërorin në futboll. Ekipi që do të ngrejë kupën do të marrë plot 50 milionë dollarë, ndërsa 15 skuadrat e fundit do të marrin nga 9 milionë secili

Botërori në futboll nuk i ndal recorded edhe pse na ndajnë disa muaj. Këshilli i FIFA-s zhvilloi të martën një takim në Vancouver të Kanadasë ku u dëgjuan kërkesat e 48 federatave që do të bëhen pjesë.

Diskutimet duket se kanë qenë positive ndaj dhe u vendos rritja e shpërblimeve për ekipet që do të marrin pjesë por dhe për katër ekipet e para. Shtesë në fonde do të ketë edhe për delegacionet që do të jenë në shba , kanada dhe në meksikë duke u dhënë mundësi për më shumë shpenzime.

Në deklaratë thuhet se shtesa shkon në 871 milionë dollarë, ose 15 përqind më shumë nga sa ishte fillimisht. Gjithashtu blietat e rezervuara prekin një tjetër nivel duke arritur në 16 milionë dollar.

Sigurisht që ekipet që do të renditen të fundit do të kenë më pak arkëtime në buxhetin e tyre, por që nuk është kaq. Vetëm për pjesëmarrjen skuadrat që do të jenë nga vendi  33 deri në të 48 do të marrin plot 9 milionë dollar. Më tej duke nisur nga vend ii 17 shuma shkon në 12.8 milionë.

Sigurisht katër ekipet e para marrin pjesëm më të madhe të torrtës. Vendi i tretë dhe i katërt do arkëtojnë 29 dhe 27 milionë dhe vendi i dytë pra finalisti pasurohet me 33 milionë dollar.

Por sa do të prek shuma që do ti jepet skuadrës që do të marrë me vete kupën e botës. Fifa ka lajmëruar se për të djanë rezervuar 50 milionë dollar një shumë e paarritur më parë.

Kupa e botës do të nisë në 11 qershor dhe do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë. Shqipëria dhe kosova synuan deri në fund për tu bërë pjesë duke tentuar historinë, por u skualifikuan në fund në ndeshjet e play off

PËRFITIMET

Kampion i botës: 50 milionë dollarë (42,6 milionë euro)
Finalist: 33 milionë dollarë (28,1 milionë euro)
Vendi i tretë: 29 milionë dollarë (24,7 milionë euro)
Vendi i katërt: 27 milionë dollarë (23 milionë euro)
Vendet 5–8: 19 milionë dollarë (16,2 milionë euro)
Vendet 9–16: 15 milionë dollarë (12,8 milionë euro)
Vendet 17–32: 11 milionë dollarë (9,4 milionë euro)
Vendet 33–48: 9 milionë dollarë (7,7 milionë euro)