Mbytja e superjahtit ‘Bayesian’ në brigjet e Siçilisë/ Hetimet zbardhin tragjedinë: Shkak nuk ishte stuhia, dyshohet për mbytje nga pakujdesia

Detaj të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit ‘Bayesian’ në brigjet e Siçilisë, ku Miliarderi britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij, Hannah, ishin midis shtatë personave që humbën jetën, ngjarje e ndodhur në gusht 2024. Sipas një hetimi superjahtit 'Bayesian' nuk u mbyt si pasojë e motit të keq, por Prokurorët italianë kanë nisur një hetim për disa krime të dyshuara.

Ata po shohin nëse kapiteni i jahtit dhe dy anëtarë të ekuipazhit kanë shkaktuar mbytjen e anijes nga pakujdesia dhe vdekjen e disa personave pa qëllim. Ata kanë ngritur gjithashtu mundësinë e përgjegjësisë nga ana e ndërtuesit të superjahtit.

Jahti ishte në pronësi të miliarderit britanik të teknologjisë Mike Lynch, i cili ishte midis shtatë personave, përfshirë vajzën e tij 18-vjeçare Hannah. Anija 'Bayesian' u fundos pranë Palermos rreth orës 5 të mëngjesit më 19 gusht 2024. Viktimat e tjera ishin shefi i kuzhinës së jahtit, Recaldo Thomas; kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe gruaja e tij Judy Bloomer dhe avokati i Lynch, Chris Morvillo, dhe gruaja e tij, Neda Morvillo.

Një raport i përkohshëm i publikuar nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Detare (MAIB) vitin e kaluar zbuloi se pasagjerët përdorën një "shkallë të improvizuar" për të provuar të shpëtonin pasi anija u përmbys.

Thuhet se kapiteni po bëhej gati të drejtonte anijen pasi ekuipazhi u zgjua nga era dhe dallgët e forta, por rreth orës 4:06 era u rrit papritur dhe anija u përmbys shumë shpejt, duke u anuar 90 gradë brenda pak sekondash. Po ashtu, autoritetet i nxorën në sipërfaqe mbetjet e anijes Bayesian pas një operacioni që zgjati disa muaj, në qershor të vitit të kaluar.