SHBA HEQ TARIFAT PËR UISKIN! Trump: Vendimi për Skocinë pas vizitës së monarkut

Presidenti amerikan ka bërë të ditur heqjen e tarifave për uiskin skocez. Donald Trump shprehet se vendimi erdhi pas vizitës së Mbretit Charls, për të cilin vlerësoi marrëdhëniet e mira

Vizita e Mbretit Charles në Amerikë nuk shënoi vetëm deklarata politike apo dhe batuta me presidentin e SHBA, por u pasua dhe me vendime që stabilizojnë marrëdhënien mes vendeve.

Donald Trump ka njoftuar heqjen e tarifave dhe kufizimeve për uiskin skocez. Vendimi u njoftua në një postim në Truth, pas vizitës zyrtare të Charles III dhe Camilla Parker Bowles në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan shpjegoi se vendimi vjen “në nder të Mbretit dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar”, të cilët sapo janë kthyer nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Trump, këta janë sektorë “me rëndësi të jashtëzakonshme si për Skocinë, ashtu edhe për Komonuelthin e Kentucky-t”. Trump theksoi se masa ishte shumëpritur, veçanërisht duke pasur parasysh intensitetin e tregtisë dypalëshe.

Tregtia e fuçive prej druri, thelbësore pijet, luan gjithashtu një rol kyç. Charles dhe Camilla “më shtynë të bëja diçka që askush tjetër nuk e kishte bërë ndonjëherë, dhe ata e bënë pothuajse pa pyetur fare! Ka qenë një nder i jashtëzakonshëm t'i kem të dy këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Trump.

Vizita katër ditore në SHBA kulmoi me fjalimin në kongresin amerikan ku të dy palët sollën në vëmendje retorikat aktuale mes Trump dhe kryeministrit Keir Starmer për krizën në lindjen e mesme, por dhe lidhjet e forta ndër shekuj mes dy vendeve.