Armëpushim në letër, luftë në terren! Luftimet në Liban nuk kanë të ndalur
Një ushtar izraelit ka mbetur i vrarë gjatë një betejë në Libanin jugor të enjten e 30 prillit, pavarësisht një armëpushimi midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani.
Grupi i militantëve ka vazhduar të ndërmarrë sulme ndaj trupave izraelite, ku kanë mbetur 17 të vrarë që nga fillimi i luftës, raporton SkyNews.
Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur strukturat ushtarake të përdorura nga Hezbollahu, ndërsa Ministria libaneze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nëntë persona kanë mbetur të vrarë gjatë sulmeve izraelite, përfshirë gra dhe fëmijë.
Sipas autoriteteve libaneze, sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 2,500 njerëz dhe kanë zhvendosur nga vendi më shumë se 1.2 milion gjatë betejës së fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut, e cila ka filluar që më 2 mars.
