Balla dëshmon në gjyqin e Berishës: I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 12:42
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar sot para GJKKO se është një ditë e madhe për drejtësinë.
Në një dekaratë për mediat jashtë institucionit, ai u shpreh se do të përgjigjet për çfarë ta pyesin dhe do t’i qëndrojë kallëzimit të bërë. Sipas tij, paraqitja e tij si dëshmitar sot është rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë.
“Që nga viti 1912 Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europës se sa sot, dhe arsyeja është reforma në drejtësi, që ka rikthyer besimin te drejtësia. Këta në bankën e të akuzuarit më kanë akuzuar mua për shpifje në 2012. Ky është rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë. 5 për qindshi është korrupsion. Unë do përgjigjem për çfarë të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim”, tha Balla.