Zanafilla e betejës së grave në politikën shqiptare/ Pernaska: Si u arrit kuota 30% dhe pse nuk është thjesht një çështje shifrash
Fuqizimi politik i grave dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje nuk është thjesht një çështje që u takon grave, por një domosdoshmëri për të gjithë shoqërinë.
Duke përbërë një kontigjent mazhoritar në popullsinë shqiptare, me rreth 52%, pjesëmarrja e tyre në drejtimin dhe vendimmarrjen politike, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, është thelbësore për zhvillimin e vendit.
Lajla Pernaska, ish deputete u shpreh në "Ora News", se kjo çështje komplekse, që nuk mund të shihet thjesht bardh e zi apo vetëm përmes shifrave, ka një histori të gjatë përpjekjesh. Rruga drejt rritjes së përfaqësimit nisi fuqishëm në fund të viteve '90, një periudhë e ndikuar nga lëvizje ndërkombëtare si Konferenca e Pekinit në vitin 1995.
" Së pari, ne biem të gjithë dakord që çështja e fuqizimit politik të grave nuk është një çështje e thjeshtë e grave, por është një çështje që i takon gjithë shoqërisë, sepse sigurisht, duke qenë se ne përbëjmë një kontingjent, madje edhe në mazhorancë në popullatën shqiptare, diku ke 52% është e rëndësishme që ne jo vetëm të zhvillojmë gjithë hapësirat me vlerat dhe kapacitetet tona, por dhe të përfshihemi në kontributin e drejtimit, vendimmarrjes, si në nivel lokal ashtu dhe në nivel qëndror.
Dhe duke qenë se edhe edhe unë personalisht kam qenë tej edhe e bindur në raport me me këto parime edhe gjatë ecisë dhe karrierës time, jam përfshirë herët në atë betejën, në qoftë se mund ta quajmë kështu, për barazinë gjinore në shoqërinë shqiptare, sepse në fakt është një çështje komplekse dhe nuk mund ta shohim thjesht bardh e zi apo thjesht me shifra.
Ashtu si unë dhe bashkëpunëtoret e mia, mikeshat e mia, në fund të viteve 90, ishte konferenca e Pekinit në 95-ën dhe më më saktësisht pakti i stabilitetit i 99-ës, që u bë në Sarajevë, unë kam qenë përfaqësuese e Shqipërisë atje, ku ne u strukturuam si rajon, si një rrjet i grave të gjithë rajonit tonë, të Ballkanit dhe të Europës Juglindore për fuqizimin politik të grave se u pa si një nga çështjet që duheshe të ishte prioritare. Ne në atë kohë ishim si rajon te 6% i përfaqësimit dhe Shqipëria në ato shifra ishte.
Kështu që u bë një një punë intensive dhe u futëm njëherë te përmirësimi ligjor, në 2004 unë jam bashkëautore e ligjit të parë për barazinë gjinore, që kaloi në kuvendin e Shqipërisë, në 2008-ën gjithashtu jam bashkëautore që është ligji që është ende në në zbatim, sepse ne aty arritëm të fusim dhe kuotën 30%. Unë isha vetë pjesë e parlamentit në atë kohë, por beteja ishte vërtet shumë e fortë, sepse nuk krijonin akses te burrat që kanë qenë gjithmonë", u shpreh Pernaska.
Ndiqni intervistën e plotë:
