TË HUAJT BLENË ÇEREKUN E BANESAVE/ BSH: Çmimi i pronave u rrit 28%! Bie koha e shitjes së apartamenteve

Të huajt blenë 25 për qind e apartamenteve të dala në treg. Banka e Shqipërisë raporton një rënie të fortë të banesave të pa shitura ndërsa çmimet u rritën me 28 për qind duke kryesuar bregdeti. Sa i përket Tiranës shtrenjtimi mbeti në 4.4 për qind. Megjithatë kërkesa vijon të mbetet e lartë

Çmimet e apartamenteve në Shqipëri gjatë vitit të shkuar njohën një tjetër rritje të lartë. Sipas bankës së Shqipërisë shtrenjtimi shkoi në 28 për qind krahasuar me 2024, ku ka kryesuar bregdeti. Megjithatë Tirana duket se ka njohur një frenim ku çmimet u rritën me 4.4 për qind.

Institucioni qendror financiar thekson se ndërtimi vazhdon të kryesojë në ekonomi, ndërsa ka më pak apartamente të pashitura apo të mbetura stok.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.1 muaj nga 11.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës kontrata arrihej brenda 8.1 muajsh nga 11.1 që ka qenë. E kundërta ka ndodhur në zonat bregdetare ku periudha u rrit mesatarisht me një muaj nga momenti i daljes në treg.

rreth 61% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.

Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë situatë është kërkesa e të huajve që ka njohur gati dyfishim

“Rreth  25%  e banesave  të  shitura  janë  raportuar  të  blera  nga  shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 52% rezultojnë shtetas të vendeve të BE -së”, thuhet në dokument.  Më parë kjo kategori zinte rreth 15 për qind të kontratave.

  stoku  i  të  gjitha  kredive  të kolateralizuara me pasuri të paluajtshme ishte 440 miliardë lekë ose sa 48% të totalit

Sipas të dhënave të INSTAT it, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025 u  miratuan 548 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, ose 10% më pak krahasuar me  gjashtëmujorin  e  kaluar. Nga ana tjetër Sipërfaqja  totale  e  parashikuar ishte rreth 691 mijë m2 ose 13% më e lartë

Në fund të vitit 2025, depozitat e individëve rezidentë  në banka shënonin rreth 1,100 miliardë lekë dhe kredia e tyre arriti në 390  miliardë lekë, ndërkohë që ndryshimet vjetore ishin përkatësisht 10% dhe 19%.

Këto zhvillime rezultuan në  një  thellim  të pozicionit kreditor të Individëve ndaj bankave me rreth 30 miliardë lekë, në nivelin e 720 miliardë lekëve. Raporti ndaj PBB -së i pozicionit kreditor të

individëve ndaj bankave, është rreth 30%. Që nga viti 2023, ky raport ka mbetur pothuajse i pandryshuar, pasi ritmi i zgjerimit të pozicionit neto kreditor të individëve ka qenë i përafërt me ritmin e zgjerimit të PBB-s

Kredia e marrë nga individët për blerjen e pasurive të paluajtshme, që zë rreth 63% të të gjithë kredisë për individët rezidentë.

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale ka vijuar të përballet me një  kërkesë  të  qëndrueshme.

Sipas  vrojtimit,  agjentët  e  tregtimit  të pasurive të paluajtshme raportojnë për ecuri të mirë të vëllimit

Të shitjeve dhe rënie të numrit të pronave të pa shitura. Po ashtu, bankat raportojnë se kërkesa e individëve për kredi për financimin e blerjes së banesave është paraqitur në rritje gjatë periudhës.

Kërkesa nga jorezidentët mbetet e pranishme dhe ka shënuar një rritje relative në raport me kërkesën e përgjithshme, duke qenë se pronat e shitura tek jo rezidentët gjatë gjysmës së parë të vitit zinin rreth 25% të shitjeve të përgjithshme nga një nivel prej  15% në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Në fund të vitit 2025, teprica e kredisë për blerje banese ishte 240 miliardë lekë, ose 6% mbi nivelin e gjashtëmujorit të parë dhe 17% më e lartë krahasuar me një vit më parë.