Macron beson në fitoren 3-1 të PSG-së kundër Bayern Munich

PSG do të fitojë 3-1, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron para ndeshjes së sotme midis klubit parizian dhe Bayern Munich në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Unë jam një tifoz i OM, por sonte luan PSG, kështu që unë bëj tifo për PSG-në!” deklaroi presidenti, kur u pyet nga nxënësit në një shkollë gjatë një vizite në principatën e Andorrës.

“Mendoj se ata do të fitojnë 3-1!! 3-1!!” pohoi ai.

”A është e mundur edhe një fitore në finale? Nuk është kurrë një gjë e sigurt, por ata janë një ekip i shkëlqyer, po!” tha ai.

“Dhe mendoj se kemi edhe një ekip të shkëlqyer francez për Kupën e Botës. Kam besim te Didier Deschamps”, shtoi ai.