Gjigantët zbresin sonte në fushë: Formacionet e mundshme të PSG-Bayern

Sfida mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich pritet të ofrojë spektakël edhe falë emrave të mëdhenj që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Te PSG, trajneri Luis Enrique pritet të besojë një formacion të balancuar mes talentit dhe përvojës.

Në portë do të jetë Safonov, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Pacho dhe Nuno Mendes. Mesfusha do të drejtohet nga të rinjtë e talentuar Zaïre-Emery, Vitinha dhe João Neves.

Në sulm, PSG do të mbështetet te shpejtësia dhe kreativiteti i Doué, Ousmane Dembélé dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Nga ana tjetër, Bayern Munich i drejtuar nga Vincent Kompany pritet të zbresë me eksperiencë dhe cilësi të lartë.

Legjenda Manuel Neuer do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Stanišić (Alphonso Davies), Dayot Upamecano, Tah dhe Laimer.

Në mesfushë, ritmi dhe kontrolli do të mbahen nga Joshua Kimmich dhe Pavlović.

Në repartin ofensiv, Olise, Jamal Musiala dhe Luis Díaz do të mbështesin bomberin anglez Harry Kane.

Të dy trajnerët duket se kanë zgjedhur formacionet më konkurruese të mundshme, duke konfirmuar se kjo përballje do të jetë një duel i vërtetë strategjie dhe cilësie në çdo repart të fushës.

Formacionet e mundshme

Paris: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, João Neves; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia

Bayern: Neuer; Stanišić (Alphonso Davies), Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlović; Olise, Musiala, Luis Díaz; Kane