Superiorja/ Elbasani i rrëmben kreun Vllaznisë në javën e 33-të, verdheblutë fitojnë 3-1…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 21:37
Verdheblutë kanë marrë një fitore tepër të rëndësishme në supersfidën e javës së 33-të të Superiores përballë Vllaznisë me rezultatin 3-1.
Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” buzëqeshi për Elbasanin, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 22-të me Blaise. Shkodranët u munduan të kthenin baraspeshën, por në të 39-tën, Lajthia dyfishoi shifrat.
Ekipi i Edi Martinit rihapi sfidën në minutën e 73-të me Qaton, por shpresa zgjati vetëm katër minuta, pasi Lajthia shënoi golin e tretë për verdheblutë dhe të dytin personal.
Me këtë fitore, Elbasani parakalon në renditje Vllazninë, duke u ngjitur në kuotën e 62 pikëve, dy më shumë se kuqeblutë.
