ELBASANI I MERR KREUN VLLAZNISË! Flamurtari mund 3-1 Dinamon, shpreson ende për mbijetesë
Elbasani i ka marrë kreun e Superligës Vllaznisë. Verdheblutë triumfuan 3 me 1 në “Elbasan Arena” dhe tashmë kanë vetë në dorë fatin e titullit kampion. Me të njëjtin rezultati fitoi edhe Flamurtari ndaj Dinamos duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë
Java e 33 e Superligës ka prodhua rokadë në klasifikim. Vllaznia i ka dorëzuar kreun Elbasanit. Verdheblutë ia dolën të fitonin sfidën direkte për vendin e parë ndaj shkodranëve me rezultatin 3 me 1.
Skuadra e Gvozdenovic dominoi sfidën në një Elbasan Arena të mbushur plot me tifozë dhe tashmë udhëheq Superligën me dy pikë më shumë se rivalët e Vllaznisë.
Protagonist ishte Xhonatan Lajthia me dy gola dhe Tsague që i dhanë fitoren elbasanllinjve.Me këtë fitore, Elbasani parakalon në renditje Vllazninë, duke u ngjitur në kuotën e 62 pikëve, dy më shumë se kuqeblutë.

Fitore arriti edhe Flamurtari. Vlonjatët mposhtën 3 me 1 Dinamon. Vendasit morën tre pikë mjaft të vlefshme falë 3 golave të Erald Maksutit. Me këtë fitore, Flamurtari mban gjallë shpresat e mbijetesës në javët e fundit të sezonit.
Skuadra vlonjate vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 32 pikë, 3 më pak se Bylis, Vora dhe Tirana. Ndërkaq, Dinamo nuk përfitoi nga humbja e Partizanit për tu shkëputur me 3 pikë në vendin e katërt dhe të fundit që të dërgon në final four. Ndërkaq, humbja e Dinamos, i siguron vendin e tretë Egnatias

