Julián Álvarez flet për zërat me FC Barcelona: “Fokus vetëm te Atlético Madrid”

Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez ka reaguar ndaj spekulimeve që e lidhin me një transferim të mundshëm te FC Barcelona, duke theksuar se prioriteti i tij mbetet aktualisht Atlético Madrid.
Në një deklaratë për mediat, Álvarez u shpreh se nuk dëshiron të shpërqendrohet nga objektivat e skuadrës në këtë fazë vendimtare të sezonit.
“Jemi në pjesën më të rëndësishme të sezonit, me ndeshje shumë të rëndësishme, kështu që përpiqem të përqendrohem në këtë, të bëj më të mirën time, të jem në formë të mirë në mënyrë që të ndihmoj ekipin dhe të arrij gjëra të mëdha këtu në Atlético,” deklaroi ai.
Deklarata e sulmuesit vjen në një moment kur merkatoja e verës po afrohet dhe emri i tij është përmendur shpesh në lidhje me klubin katalanas. Megjithatë, mesazhi i Álvarez është i qartë: fokusi i tij mbetet te performanca në fushë dhe te arritja e objektivave me skuadrën aktuale.
